TURQI – Dy familje në krahinën turke Kastamoni, prej rreth 15 vjetësh konfliktohen për shkak të një rruge, që gjendet në mes të pronave të tyre.

Në rrjetet sociale është publikuar një një video, ku shihet përleshja e dhunshme mes pjesëtarëve të dy familjeve, mes të cilëve ka edhe gra e fëmijë.

Sherri degradoi deri në atë pikë, sa shtetasi Erdal Demirtas mori eskavatorin, duke ngritur në ajër makinën e fqinjit dhe të gjithë personat që i dolën përpara.

Fatmirësisht nga sulmi nuk pati viktima, ndërsa tre persona u plagosën lehtë. Drejtuesi i eskavatorit, Erdal Demirtas u arrestua për tentativë vrasje.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: