BULQIZË- Dy familje nga fshati Gjinovec në Bulqizë prej ditësh luftojnë për mbijetesë. Mësohet se familjen janë bllokuar nga bora, e cila arrin në 1.5 metër dhe rrugët janë të bllokuara.

Familjet kanë bërë thirrje për ndihmë në News24 pasi nuk kanë më as rezerva ushqimore dhe për shkak të rrugëve nuk mund të lëvizin.

Prej ditësh ushtria dhe emergjencat civile ju kanë ardhur në ndihmë familjeve të bllokuara nga bora në veri e verilindje të vendit, duke dërguar në këto zona ushqime e veshmbathje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: