Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë gjatë një konflikti për tokën mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Të plagosur kanë mbetur babai i tij, Shuaip Hasalla dhe dy vëllezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla, të dy nga 31-vjeç. Ata janë qëlluar me armë gjahu nga dy kushërinjtë, Kastriot dhe Afrim Hasalla.

Këta të fundit pas krimit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Raportohet se viktimat dhe të plagosurit, prej vitesh ishin në konflikt për pronën.

Po kush ishte Romeo Hasalla:

30-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve të mitur. Ai kishte vetëm 2 ditë që ishte kthyer nga Greqia, vend ku dhe jetonte e punonte, ndërsa për fat të keq, plumbat e çiftes që mori mëngjesin e sotëm, rezultuan fatale për to.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb