SHËNGJIN

Një episod i ankthshëm ka ndodhur sot në Shëngjin, por fatmirësisht është mbyllur mirë për dy fëmijë të mitur dhe familjet e tyre.

Sipas burimeve zyrtare, pasditen e sotme shërbimet e Policisë në Shëngjin, kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga policia e Lezhës raportoi për “BalkanWeb” se pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë përreth 1 orë u gjetën të dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë të familjeve të ndryshme dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia deklaron se është në shërbim të komunitetit dhe bën apel që për çdo problem qytetarët të telefonojnë 112, duke siguruar për reagim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: