Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 ditën e djeshme u trajtua historia e 30-vjeçarit, baba i dy fëmijëve, i cili në një lidhje të drejtpërdrejt ‘skype’, tregoi historinë e tij për konfliktet me gruan dhe u shpreh i shqetësuar për atë çfarë ka ndodhur me fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Sot dy fëmijët jetojnë të ndarë dhe me mall për njëri-tjetrin. Në një përballje ‘live’ me vjehrrin, ky i fundit u shpreh se vajza e tij nuk do të kthehet më kurrë në atë familje. Por ata që e vuajnë më shumë këtë ndarje janë dy fëmijët e çiftit, të cilët kanë shumë kohë që nuk e takojnë njëri-tjetrin. 30-vjeçari u shpreh se në familjen e tyre nuk ka pasur kurrë debate me tone të lartë, por problematika si çdo çift. 30-vjeçari rrëfeu njohjen e tij me bashkëshorten, por kundërshtoi atë çfarë shprehu vjehrri i tij, se nuk ka qenë kurrë dhunues ndaj saj.

Por keqkuptimet midis çiftit kanë nisur që në fillimet e tyre, këtë e pohoi edhe vjehrri në lidhje telefonike. Sot 30-vjeçari vendosi të dilte me zë e me fytyrë pasi siç tha ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe kërkon bashkimin e fëmijëve.

“Sot vendosa të dal me fytyrë të tregoj se nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam i dhunshëm dhe nuk e kam gjuajtur asnjëherë bashkëshorten. Bashkëshortja ime është ndikuar nga familja e saj. Familja ime nuk ka jetuar kurrë me mua, që 17 vjeç e gjysmë unë kam jetuar vetëm që kur kam ikur nga Shqipëria. Një javë ose dy javë ka qenë periudha më e gjatë që kam jetuar me familjen time. Kam qenë gjithmonë i pavarur, po ashtu edhe ekonomikisht edhe pse për familjen kam kontribuar dhe do të kontribuoj.
Unë kam një shtëpi shumë të mirë, kam makinë dhe kam kushte shumë të mira këtu ku jetoj. Unë kam kontratë të shtëpisë dhe jam qiraxhi i rregullt, nuk kam pasur asnjëherë arsye mos ta paguajë qiranë.
Kur ka qenë në shtëpi me mua asaj nuk i ka munguar asgjë. Unë kam qenë ky që jam edhe ky do jem. Nuk duhet të penalizohen fëmijët tanë nga sjellja jonë, nga mosmarrëveshjet që kemi ne. Fëmijët e mi duhet të jenë bashkë.
Bashkëshortja ka shkuar tre herë tek familja dhe herën e katërt mori policinë. Ajo e di arsyen pse unë kam qenë xheloz dhe do të doja t’ia thoshaa asaj në fytyrë arsyen pse. Unë kam mesazhe dhe foto që do i çoj asistentes dhe nuses që tregojnë situatën. Kam foto që deklarojnë hapur se fëmijët tanë po vuajnë”, deklaroi i riu.

Ai tha se është gati madje të bashkohet me bashkëshorten dhe të falë.
“Burri 60 vjeç tha diçka që nuk duhet ta thoshte, ai duhet të ishte me ne dhe të pranoj të na ndihmojë që fëmijët e mi të bashkohen. Unë jam gati të fal dhe të bashkohem. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me bashkëshorten, kam mesazhet e ruajtura para 3 muajsh dhe kemi folur me detaje edhe çfarë blen nga shkon dhe çfarë bën.
Asistentja sociale është shumë provokuese, kam bërë kërkesën për të ndryshuar asistenten sociale. I kam kërkuar bashkëpunim bashkëshortes për fëmijët. I kam kërkuar edhe asistentes të na ndihmojë të bëjmë një marrëveshje, mos të ketë frikë nusja për të thënë çfarë ajo mendon. Unë dua që nesër të kthehet në shtëpinë e saj. Do i them të lutem të bashkëpunojmë për fëmijët tanë, pastaj se çfarë do të ndodh me ne do e vendosim ne vetë”, apeloi babai i ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb