TURQI

Tolgahan Sayışman dhe ish-Missi shqiptar Almeda Abazi tre vjet më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në Los Angeles pikërisht në ditëlindjen e kësaj të fundit, më 13 shkurt.

Sot, ata janë prindër të një djali Efehan, i cili i ka bërë edhe më të të lumtur ciftin e njohur. Në 28-vjetorin e lindjes, Almeda gëzon momentin më të bukur të jetës, rrethuar me shumë dashuri. Ditën e djeshme, në ditëlindjen e parë si nëna e Efehanit, Almeda merr urimin më të bukur nga Tolga.

Aktori i njohur i serialeve turke ka postuar i pari mesazhin e urimit për bashkëshorten dhe fjalët e zgjedhura janë ndër më të ëmblat që një vajzë do të dontë të dëgjonte nga partneri i saj: “Gëzuar 3-vjetorin e martesës dashuria ime, gruaja më e bukur në botë. Kemi edhe shumë vite të tjera së bashku për të kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb