Ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë luhet kreu i grupit në Ligën e Kombeve por dhe fati i trajnerit Edy Reja, më saktë i projektit që FSHF dëshiron ta vijoj me italianin, për të synuar kualifikimin për në “Euro2024”. Parimisht, Reja dhe FSHF kanë gjetur prej kohësh akordin për rinovimin e kontratës, por në asnjë moment asnjë nga dy palët, nuk e ka konsideruar këtë si një kontratë ligjore që do ti mbaj të lidhur.

Reja
Reja

Reja në këtë pikë është treguar një kavaljer i vërtetë, të paktën publikisht është shprehur se në krye të Shqipërisë nuk e mban kontrata por dëshira e përbashkët për të bërë mirë. Si një ekspert të në këtë pikë, Reja është i vetëdijshëm se trajnerin në stol e mbajnë rezultatet, për këtë arsye dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kanë shumë rëndësi për të. Fakt është që italiani ka sjell risi pozitive në ekipin përfaqësues, shumë lojtarë të rinjë që japin besim për të ardhmen. Për të mos zbehur këtë besim dhe për të mbajtur ambientin e karikuar, Shqipëria mund dhe duhet të fitojë me çdo kusht dy ndeshjet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: