Emran Ramadani do të jetë futbollisti i rradhës shqiptarë nga Maqedonia që do i bashkohet skuadrës së njohur shqiptare të Partizanit nga Tirana. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Tetova ndodhet në Tiranë, dhe se gjatë ditës së nesërme pritet të firmos kontratë dy vjeçare me ekipin që udhëhiqet nga Sulejman Starova.

Ramadani pjesë e Renovës është që nga viti 2013-të, ndërsa viteve të fundit ka qenë një ndër futbollistët më standard. Ai sezonin aktual me Renovën luajti në 17 nga gjithsej 18 ndeshje në total, duke realizuar edhe një gol në ndeshjen e 20 shtatorit të vitit të kaluar ndaj Vardarit. Ndryshe me Renovën ai ka zhvilluar plotë 120 ndeshje, duke realizuar edhe 19 gola, transmeton “infOSport.mk”.

Ramadani në këtë mënyrë te Partizani do ju bashkohet Jasir Asanit, Alban Sulejmanit, një ish tjetër futbollist i Renovës dhe Egzon Belicës, i cili gjithashtu pritet të nënshkruajë kontratë me skuadrën nga kryeqendra shqiptare, pas atyre paraqitjeve bindëse që kishte me fanellën e “kuqe” në ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë.

Por futbollisti tetovar nuk do të jetë i vetmi nga Maqedonia që do të prezantohet gjatë ditës së nesërme, duke pasur parasysh se me Partizanin pritet të nënshkruajë edhe futbollisti strugan, Egzon Belica.

Belica

Ky i fundit madje ishte pjesë e përgatitjeve të skuadrës nga Superliga shqiptare në Antalia të Turqisë, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe duke shënuar në barazimin 2:2 ndaj skuadrës gjermane të Berliner AK.

Kanë qenë pikërisht paraqitjet e tij të mira që kanë bindur trajnerin Starova, për ti thënë “PO” angazhimit të Belicës, i cili në këtë mënyrë rikthehet pas shumë vitesh në futbollin shqiptar, shkruan “infOSport.mk”.

Belica pikërisht në Shqipëri kishte nisur karrierën e tij, duke qenë pjesë e Besës së Kavajës për plotë 4 vite (2006-2010), ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Rabotniçki, Ohrid 2004 dhe Shkëndija në Maqedoni, teksa ka provuar edhe një eksperiencë në Rumani me Concordia Chiajna dhe me Inter Turku në Finlandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb