Lorenco Vila realizoi dy gola në barazimin 2-2 të Teutës ndaj Bylis. Pas sfidës, lojtari i durrsakëve u shpreh i lumtur për golat, por i mërzitur për rezultatin.

“Golat? Sot u riktheva me dy gola. Jam i lumtur për golat, por i mërzitur me rezultatin. Na duhen pikët dhe jo loja e bukur. Fati është kundër nesh. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj skuadrën.

Rasti i Grudës? Gruda ka shënuar mjaft gola në këtë kampionët dhe nuk mund ta kritikojmë për një rast të tillë.

15-20 gola? Ka edhe 7 ndeshje dhe nuk i dihet (qesh).

Dedikimi? Golin ia dedikoj gocës, sepse më kërkoi t’i dedikoj golin. Te i pari harroj, mirë që shënova dhe të dytin për ta përshëndetur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: