Sherif Kallaku realizoi dy gola në fitoren 2-0 të Teutës në Kupë.

“Dhurata më e bukur sot (goli)? Nuk ka dhuratë më të bukur se goli në ditëlindjen por dhurata më e bukur është vajza ime.

Ti i bëre vetes dhuratë, komplimente ke shumë cilësi (Bledi Shkëmbi). Gjithashtu dua të të komplimentoj sepse kam hedhur hapat e parë te Teuta me ty. Të jam mirënjohës.

Ndryshimi mes Kallakut te Teuta dhe Partizani? Këtu jam,si në shtëpi ndoshta te Partizani prisnin të lulëzoja për dy javë. Kam përgjegjësitë e mia gjithmonë mundohem të ul kokën dhe të punoj mundohem të jap më të mirën.

Çfarë menduat kur goditët topin nga ajo goditje dënimi? I thash Markut kam një muaj që e pres këtë goditje e kam praktikuar shumë herë” – Tha ai pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: