Fatma Demir dhe motra e saj Merve u shpëtuan të mërkurën në Turqi pasi kaluan 62 orë nën një ndërtesë të shembur, sipas Zyrës së Guvernatorit të Gaziantepit .

Fatma Demir, 25 vjeç, i tha shpëtimtarit se kur ndodhi tërmeti, e afërmja e saj Husra ishte pranë saj.

“Kur ra tërmeti, një pllakë betoni ra mbi mua. Unë rashë përtokë,” tha Demir, duke shtuar se ajo u përpoq ta prekte Husra-n disa herë, por nuk mundi ta arrinte atë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit në qytetin juglindor turk të Gaziantep vazhdojnë të kërkojnë për çdo person të varrosur nën rrënoja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb