Gjermania është një nga shtetet që ka përballuar më mirë luftën ndaj Covid-19, është gjithashtu nga shtet e para në europë ku ekipet e futbollit kanë nisur prej kohësh të stërviten, sigurisht duke respektuar rregullat e vendosura nga shteti. Karl Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich në një intervistë për “Corriere dello Sport”, tregon se si po zhvillohet stërvitja në këtë periudhë:

Corriere
Corriere

“Futbolli gjerman po vuan dhe po pret, ashtu si e gjithë bota e futbollit. Prej një jave kemi lejuar ekipin të stërvitet në grupe të vogla me nga 4-5 lojtarë. Si Ligë kemi përfshirë në këto stërvitje grupe mjekësh të cilët kontrollojnë që gjithçka të zhvillohet sipas rregullave. Dy herë në javë vijnë përfaqësues nga autoritet mjekësore për ti bërë analizat lojtarëve”, u shpreh Rummenigge.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb