Kjo ishte një finale ku C.Ronaldo shpresonte të ngrinte në qiellin e Romës trofeun e tij të 31-të në karrierë por portugezi dhe Juve u dorëzuan nga pika e bardhë e penalltisë. Për Ronaldon kjo ishte një mbrëmje e gjitha për tu harruar pasi për herë të parë humbet dy finale radhazi, një rekord negativ i cili ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë: “Duhet të shkonte tek Juventus për të humbur dy finale radhazi”, ironizuan tifozët.

Sarri
Sarri

Nuk është pritur mirë kjo humbje as nga vetë trajneri Sarri i cili ka përfunduar nën akuzë: “Ka trishtim, zhgënjim, për lojtarët, për shoqërinë, mbi të gjitha për tifozët. Zhvilluam një ndeshje ndryshe, nuk ishim agresiv por lojtarët u treguan të zotë në nivel taktik, i lejuam pak raste kundërshtarit. Në këto momente na mungon freskia fizike, pra na duhet të punojmë më shumë për të zgjidhur këtë problem”, u shpreh Sarri.

Gatuso
Gatuso

I ndryshëm është diskutimi në radhët e Napolit, Gattuso në hakun kohë të 6 muajve arriti të rifitoj ekipin, arriti ti përcjell shpirtin e tij duke shpëtuar një sezon që po shkonte drejtë dështimit total: “Nuk jam tipi që mendoj gjatë, ul kokën dhe punoj shumë, vetëm këtë rrugë njoh, të punoj, ky është shpirti im”, u shpreh Gattuso pas finales.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb