Dy infermiere në SHBA janë vendosur në telashe. Ato kanë nisur të bëjnë video për “Tik Tok” brenda ambulancës ku duhet t’u shërbenin qytetarëve.

Në orën e pushimit, ata u futën në kabinën e pasme të ambulancës dhe nisën të performonin një koreografi për “Tik Tok”.

Ky fakt ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale, pasi përdoruesit e rrjetit janë të mendimit që një ambulancë shërben për të shpëtuar jetë.

Nga krahu tjetër, të tjerë, janë të mendimit se dy infermieret janë në orarin e pushimit dhe pamje me përmbajtje të tilla janë mese të lejueshme e kuptueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: