Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara, janë fituese të Çmimit Priztker 2020, konsideruar si nderi më i madh ndërkombëtar në fushën e arkitekturës. Çmimi Pritzker konsiderohet si “Oscar” i arkitekturës dhe nderon çdo vit një arkitekt, veprat e realizuara të së cilit dëshmojnë një kombinim të talentit, vizionit dhe përkushtimit. Dy arkitektet kane themeluar studion “Grafton Architects: në Dublin, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Në pak më shumë se dyzet vjet, kanë përfunduar një sërë projektesh tw rëndësishme në Irlandë, Angli , Francë, Itali dhe Peru.

Juria i vlerësoi dy gratë arkitekte për “Për integritetin e tyre bashkëpunimin, për bujarinë ndaj kolegëve si dhe për përkushtimin e tyre të pakrahasueshëm kundrejt ekselencës në arkitekturë.

Më të mirët arkitektures ne bote çmuan tek fitueset e çmimit Pritzker qëndrimin e tyre te  përgjegjshëm ndaj projektimit ambjental, dhe për faktin se të përqafojnë origjinalitetin e secilit vend në të cilin punojnë,

“Arkitektura mund të përshkruhet si një prej aktiviteteve kulturore më komplekse dhe më të rëndësishme të planetit… të jesh një arkitekt është një privilegj i pamasë. Të fitosh këtë çmim është një mirënjohje e mrekullueshme e besimit tonë në arkitekturë, ju falenderojmë për këtë nder të madh” –eshte shprehjur pas marrjes se çmimit Yvonne Farrell.

Arkitektura e tyre e vazhdimisht mbetet e pasura në kuptimësi, e megjithatë modeste, duke rritur vlerat e qytetit dhe duke sjellë qëndrueshmëri ndërsa përgjigjen për nevojat lokale.

Në listën e gjatë me fitues meshkuj,e para grua qe e ka fituar këtë çmim ne vitin 2004 ishte arkitektja e famshme Zaha Hadid e cila mahniti boten me ndërtesat e saj unike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: