Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, 17 mësues dhe 7 nxënës në Qarkun e Lezhës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanWeb” se janë rreth 37 mësues dhe 14 nxënës, që janë karantinuar, ndërkohë që procesi mësimor vijon të zhvillohet.

Të infektuarit me virusin e rëndë kanë rezultuar kryesisht në shkollat publike të Kurbinit dhe Mirditës, por përhapja është shtrirë edhe në shkollat private të qytetit të Lezhës. Edhe pse situata vijon të ketë rritje të të infektuarve, deri më tani asnjë klasë nuk është mbyllur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb