Policia e Pukës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kultivim kanabisi.

Në pranga ka rënë i riu M. P., ndërsa i janë sekuestruar dy armë zjarri tip kallashnikovë, si dhe 400 kubikë me kanabis.

Njoftimi i policisë: 

Pukë

Vijojnë kontrollet masive të territorit, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 400 kubikë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në një zonë malore të fshatit Srriçe, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe në afërsi të banesës 400 kubikë të kultivuar me fara të dyshuara narkotike canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

96764722 2749437005342653 7923523837105274880 N
96764722 2749437005342653 7923523837105274880 N
96359471 2749437035342650 3848403620496146432 N
96359471 2749437035342650 3848403620496146432 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb