Ish-ministrja e Mbrojtjes, aktualisht Ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, mbërriti këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku dëshmoi për rreth dy orë. Xhaçka është akuzuar për dy çështje penale. Një kallëzim është bërë nga opozita, që ka të bëjë me përdorimin e helikopterëve në fushatë elektorale. Ndërkohë tjetri është një kallëzim që lidhet me privatizimin e bazës së Limionit në Sarandë.

“Jam thërritur për ato akuza të cilat i ka bërë opozita në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes kur e kam drejtuar. Është e mirëseardhur dita për mua kur do të marrin përgjigje nga drejtësia. Asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do kthehen sot në aseste me vlerë, siç është porti i Sarandës. ”, u shpreh ajo.

Kallëzimi për bazën e Limionit është paraqitur nga ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari. Pasi dha dëshminë, Xhaçka u largua nga SPAK pa dhënë shpjegime për këto dy çështje. Prokuroria e Posaçme është duke hetuar tjetërsimin e bazës së Limionit, mbi bazën e kallëzimit të Meçollarit, i cili denoncon se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë vepruar në shpërdorim të detyrës dhe në shkelje të planit të përhapjes dhe veprimit.

Sipas tij, për dhënien me qira të kësaj baze duhet të merrej me parë miratimi i Presidentit të Republikës. Meçollar ka kallëzuar edhe ndërtimin e një objekti nga një subjekt privat në bazën detare të Shëngjinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: