Qeveria portugeze njoftoi të dielën përfundimin e gjëndjes së emergjencës, duke i hapur rrugën rikthimit të futbollit në fushë, në fillim për stërvitje dhe më pas për ndeshjet e mbetura të sezonit të ndërprerë për shkak të Coronavirus. Klubet kanë rinisur përgatitjet, ndërsa futbollistët stërviten në grupe të vogla. Ndërkohë, Federata ka caktuar javën e fundit të majit për fillimin e dhjetë javëve të mbetura të sezonit. Qëveria luzitane ka pranuar protokollin sanitar të paraqitur nga Federata, ndërsa pritet vetëm ratifikimi i vendimit nga ministria e shëndetësisë.

B36
B36

Një tjetër kampionat I futbollit europian që do të kthehet shpejt është ai hungarez. I ndërprerë në 14 mars si shumë liga të tjera, ndeshjet e ligës kryesore në vend do të nisin më 30 maj. Por më parë, federate hungareze parashikon zhvillimin e dy sfidave gjysmëfinale të Kupës në datën 23 maj. Sigurisht, të gjitha përballjet do të luhen pa tifozë, ndërsa në këtë mënyrë, futbolli hungarez bëhet një nga të parët që rikthehet në garë pas ndërprerjes si pasojë e emërgjencës së pandemisë Covid-19.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb