Me një qëllim të përbashkët për të ndryshuar situatën e mjerueshme sipas tyre, në të cilën ndodhet qyteti i Durrësit kandidatët demokratë që garojnë për primaret në këtë Bashki, Armand Dervishi dhe Igli Cara zhvilluan një takim me anëtarësinë dhe simpatizantët.

Para anëtarësisë që më datë 4 dhjetor do të vendosë me votë se cilin kandidat do të zgjedhë ata parashtruan pikat kryesore të programit të tyre dhe vizionin për qytetin.

Igli Cara është një figurë e njohur, me karrierë të gjatë si deputet i PD për disa vite me radhë ndërsa Armand Dervishi është një i ri me karrierë të konsoliduar, ekspert ekonomie që ka lënë Britaninë e Madhe për të sjellë në qytetin e tij të lindjes eksperiencën më të mirë të zhvillimit. Thotë se arsyeja që e risolli në Durrës ishte gjendja e keqe në të cilën sipas tij, ndodhet qyteti bregdetar.

Veliera e Durrësit apo porti i jahteve sipas Dervishit janë projekte pa impakt të qytetarët të cilat zhvillohen pa garë dhe transparencë.

Papunësia, zhvatja e hapësirave publike, infrastruktura e degraduar, parkingjet e munguara, turizmi i pazhvilluar, ekonomia e rrënuar janë disa ndër problemet që rendit Dervishi për të cilat thotë se do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë. Të rinjtë po ashtu mbeten fokusi ku Dervishi thotë se do të përqendrohet maksimalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb