SEUL- Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut rifilluan sot bisedimet e ndërmarra një ditë më parë në kuadër të shmangies së një konflikti të armatosur, por Seuli akuzon Phenianin për prishje të bisedimeve duke vazhduar vendosjen e armatimeve detare dhe tokësore.

Ministri koreano-jugor i Mbrojtjes theksoi se Veriu kishte dyfishuar njësitë e saj të artilerisë në kufi dhe kishte vendosur 50 nëndetëse jashtë bazave të saj ushtarake.

“Veriu po mban një qëndrim hipokrit ndërkohë që diskutimet vazhdojnë”, deklaroi një zyrtar i ministrisë.

Bisedimet kanë rifilluar dje pasdite në fshatin kufitar të Panmunjomit, ku ishte nënshkruar armëpushimi i luftës në viteve 1950-1953. Ato u ndërprenë pas 10 orësh diskutimesh të pasukseshme që përfunduan sot në mesnatë.

Analistët theksojnë se vazhdimi i negociatave është një shenjë pozitive. Presidenca koreano-jugore theksoi se dy palët do të vazhdojnë të ulin mosmarrëveshjet e tyre.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: