Uendi Vecaj dhe Abdul Khalid nuk do të jenë më pjesë e Teutës së Durrësit për pjesën e mbetur të sezonit. Shkodrani 22-vjeçar dhe ganezi 23-vjeçar kanë ndërprerë marrëveshjen me “Djemtë e Detit” dhe janë në kërkim të një aventure tjetër.

Teuta Vecaj
Teuta Vecaj

Ka qenë vetë klubi durrsak që ka njoftuar divorcin me dy lojtarët nëpërmjet njoftimeve në faqen zyrtare në Facebook.

Teuta Khalid
Teuta Khalid

Por jo vetëm largime. Teuta ka përforcuar sulmin me shtatlartin nga Guinea, Ide Kulibali. Sulmuesi 204 cm bashkohet me bregdetarët pas aventurës me skuadrën nga Gjibraltari, Linkoln FC.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb