Vazhdon aktiviteti sizmik në Evia, me dy tërmete që kanë ndodhur mesditën e së shtunës në jug të ishullit brenda pak minutash.

Në veçanti, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i parë me magnitudë 3.9 Rihter ka ndodhur në orën 12:35 dhe i dyti, me magnitudë 3.8, në orën 12:51. Tërmeti i parë, me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në një thellësi fokale prej 9.7 kilometrash.

  • foto galeri
  • foto galeri

Epiqendra ishte 8 kilometra në lindje-juglindje të Zarakon në Evia. Pas 16 minutash, në orën 12:51 u regjistrua një tërmet i ri me magnitudë 3.8 ballë. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra ka qenë në të njëjtën pikë, 8 kilometra lindje-juglindje të Zaraki-t në Evia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: