Xhiro e dytë e testeve me tamponë në skuadrat dhe stafet teknike të Premier League kanë evidentuar dy futbollistë pozitivë me Covid-19. Njëri prej tyre është portieri i Bournemouth, Aaron Ramsdale. Emri i tij është zbuluar nga mediat angleze, ndërsa vetë portiere ka zyrtarizuar gjithçka në një intervistë për “The Sun”, duke ndezur edhe një herë polemikat në lidhje me efikasitetin e testeve me tamponë.

052609821 312faaba 0048 4cfc 817e 584d92f8ddac
052609821 312faaba 0048 4cfc 817e 584d92f8ddac

“Jam përpjekur të kuptoj se çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve. Të hënën e shkuar bëra testin e parë dhe rezultova negative. Për këtë arsye, nisa të bëj gjërat e zakonshme, duke shkuar në supermarket, apo duke ndaluar për t’i hedhur karburant makinës. Pas testit të parë, kaluan tre ditë të tjera përpara se të rezultoja pozitiv. Kam qenë I kujdesshëm edhe përpara izolimit. Me shumë mundësi jam infektuar gjatë xhiros nëpër dyqane”, ka thënë Ramsdale. Ndërkohë nuk bëhet i ditur emri i futbollistit tjetër të Premier League që është prekur nga Covid-19. Gjithsesi, numri shumë i ulët i të infektuarve mes skuadrave të kampionatit elitar të futbollit anglez pas dy testeve të para shton optimizmin për rikthimin shumë të shpejtë të Premier League në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb