Dy mace në Nju Jork janë kafshët e para që rezultuan pozitiv me koronavirus në SHBA, thanë sot zyrtarë shëndetësorë.

“Të dyja kishin sëmundje të butë të frymëmarrjes dhe pritet të shërohen plotësisht”, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia tha se nuk kishte prova që kafshët shtëpiake të luanin rol në përhapjen e virusit në vend.

“Prandaj, nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve shoqëruese që mund të rrezikojnë mirëqenien e tyre”, tha ajo.

Macet bashkohen me tigrat dhe luanët në Nju Jork si edhe me një numër të vogël të kafshëve të tjera në të gjithë botën që testuan pozitiv për virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: