Dy shtetas malazezë janë arrestuar në Beograd. Në makinën e tyre u gjetën armë, municione e kokainë, por mjeti ishte në emër të ish-basketbollistit të NBA Nikola Pekoviç.
Dy të arrestuarit janë Radojko Tomasevic, 35 vjeç dhe Ivan Golocevac, 30 vjeç. Ata u ndaluan nga policia ndërsa lëviznin me një makinë tip “Audi” A4 me targa të Shteteve të Bashkuara.

Në brendësi të makinës, policia gjeti armë, municione dhe kokainë. Ndërkohë që zyrtarisht policia konfirmoi se makina ishte në emër të Nikola Pekoviç, ish-basketbollisti i NBA, dhe ish- presidenti i Partizanit të Beogradit.

Sipas mediave serbe, Golocevac, një prej të arrestuarve është një person shumë i afërt me Pekovic.
Ndërkaq policia sekuestroi kokainën, dy armët (njëra Ruger revolver) si dhe municionet që ishin fshehur në një ndarje të veçantë të makinës.

Pekoviç, 31 vjeç, kishte luajtur për ekipet e tilla si Partizan Beograd, Panathinaikos (me të cilin ai fitoi titullin e EuroLeague 2009) dhe Minnesota Timberwolves. Ai shërbeu si president i Partizanit nga shtatori 2015 deri në qershor 2017. Nuk dihet nëse vetë Pekoviç është i përfshirë në këtë aktivitet.

Pekovic kohët e fundit ështëpërfshirë në ndërtimin e disa suitave luksoze. Sipas mediave serbe, ai është i afërt me vëllezërit Duško dhe Dark Saric. Ky i fundit po gjykohet për kontrabandimin e disa tonëve kokainë nga Amerika e Jugut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb