Dy mësues të shkollës 9- vjeçare vartëse në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke sjellë edhe mbylljen e përkohshme të saj.

Burime për “Neës 24” dhe “BalkanËeb” bëjmë me dije se 4 mësuesit e tjerë të shkollës 9- vjeçare janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve.

Deri në mbrritjen e përgjigjeve të tamponëve mbi gjendjen shëndetësore të tyre shkolla do të qëndrojë e mbyllur ndërsa mësimi për 40 nxënësit e saj do të zhvillohet online.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kavajë janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus ndërsa në total janë mbi 60 raste aktive me Covid19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb