Cristiano Ronaldo bëri 97 metra për 14 sekonda, në rastin e golit të shënuar kundër Gjermanisë, vrapim gjatë të cilit kapi edhe shpejtësinë prej 32 kilometrash në orë, por na vjen keq për CR7-n, sepse në këtë rast nuk është ai rekordmeni i kësaj renditjeje.

Ata që mund të mburren me të pasurit në kombëtare sprinterët e këtij “Euro 2020” janë italianët. Po, pikërisht kështu, sepse siç tregojnë shifrat e UEFA-s mbrojtësi i majtë i të kaltërve, Leonardo Spinacola, ka prekur shpejtësinë 33.8 kilometra në orë, në ndeshjen kundër Turqisë.

Në vendin e dytë, por këtë herë në kuotën 32.6 kilometra në orë, qëndron mbrojtësi tjetër anësor, Xhovani di Lorenco, i cili e vendosi këtë shifër në duelin ndaj Zvicrës.

Nëse llogaritim të gjitha shifrat e vendosura, askush përveç Italisë nuk ka “shigjeta” më të shpejta sesa anësorët e mbrojtjes italiane, të cilët për më tepër mund të mburren edhe me faktin se ata janë në të njëjtën kohë edhe “punëtorë të pakursyer”.

Në 180 minuta që ka luajtur në fazën e grupeve, Leonardo Spinacola, përveç shpejtësisë më të madhe, ka kryer edhe 20.8 kilometra. Jo keq për një futbollist, i cili në kaq pak kohë ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës.

Për romanistin ky mund të jetë edicioni që mund t’i ndryshojë karrierën, ndonëse me atë që është parë deri tani, jo vetëm Spinacola, por e gjithë kombëtarja italiane ka funksionuar në mënyrë më shumë sesa perfekte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb