Më shumë se dy milionë australinë kanë shkarkuar një aplikacion për smartfonë, i destinuar për të gjurmuar kontaktet me personat e diagnostikuar pozitivë me koronavirus, pavarësisht shqetësimeve për respektimin e jetës private.

Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, e cilësoi të jashtëzakonshme mënyrën se si bashkëatdhetarët e tij e miratuan këtë aplikacion, të publikuar dje në mbrëmje.

“COVIDSafe”, që përdor teknologjia Bluetooth, u shkarkua sot nga rreth 1,1 milionë persona.

Australia, që numëron 25 milionë banorë, numëron një numër të ulët të infektuarish prej më shumë se 6 700 raste me COVID-19.

Numri i rasteve të reja është ulur në mënyrë të konsiderueshme këto kohët e fundit ndërkohë që vendi ka ndërmarrë një fushatë të gjerë depistimi.

Ky aplikacion parashikon të ndihmojë autoritetet të gjejnë të gjithë personat që kanë qenë të paktën 1,5 metra larg një personi mbartës të virusit.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se vetëm një përdorim masiv do të mundësonte heqjen e disa shtrëngimeve në lëvizje dhe grumbullimeve, vendosur në kuadër të luftës kundër epidemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb