Miliona nga shitjet e lojtarëve, trofe dhe një skuadër që të jep shpresë. Kjo është Tirana e sezoneve të fundit, sepse pavarësisht se largohen vit pas viti, lojtarë shumë të rëndësishëm madje, bardheblutë jo vetëm që mbeten konkurrues, por ndërkohë kanë mbushur edhe arkat.

Nëse iu referohemi shifrave, gjatë dy sezoneve të fundit Tirana ka fituar titullin, por ndërkohë ka arkëtuar afro 2 milionë euro. Ndërkohë vazhdon të kryesojë kampionatin. Bardheblutë shitën në janarin e vitit 2021 Ernest Muçin te Legia e Varshavës për 500 mijë euro, më pas Seferin për 400 mijë euro, Çelhakën 150 mijë euro, Totren 300 mijë dhe Tolin 100 mijë. I fundit duke u shitur është Xhixha drejt klubit të Karabakut për 550 mijë euro.

Drejtori sportiv Tefik Osmani shpesh herë është parë me dyshim kur mori detyrën, por duket se në dy vite ia ka dalë shumë mirë. Natyrisht, ka pasur mbështetje dhe liri veprimi nga presidenti Halili, por manovrat me shit-blerjet e lojtarëve deri tani i kanë rezultuar përgjithësisht të suksesshme. Dy milionë euro dhe një titull nuk janë pak për një drejtor sportiv që vetëm pak kohë më parë i vari këpucët në gozhdë.

LOJTARËT E SHITUR
Muçi 500 mijë euro
Totre 300 mijë euro
Seferi 400 mijë euro
Toli 100 mijë euro
Çelhaka 150 mijë euro
Xhixha 550 mijë euro (pritet të zyrtarizohet) Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: