Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut më 21 dhe 23 mars, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë të hënën, ndërsa trajneri Julian Ahmataj ka përzgjedhur 20 futbollistë për këto përballje.

Nga lista, 14 lojtarë aktivizohen në klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër vjen nga ekipet shqiptare. Ndeshja e parë do të luhet më 21 mars, në orën 15:00, ndërsa e dyta më 23 mars, në orën 12:00.

Këto miqësore do të shërbejnë për të testuar grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe për të vlerësuar gjendjen e ekipit.

Kombetarja U 19 1 1638x2048
Kombetarja U 19 1 1638×2048

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb