Dy miq që u vranë në harkun kohor të dy viteve në distancë nga njeri-tjetri. bëhet fjalë për Santiago Malkon, i vrarë më 28 gusht 2019 dhe Erigers Mihasi i ekzekutuar më 13 nëntor 2021 së bashku me shokun e tij Armando Dumano në zonën e Astirit. Gazetari Eni Ferhati ka publikuar në emisionin “Në shënjestër” në Neës24 një foto të dy miqve të ngushtë Mihasi-Malko të bërë në vitin 2016. Ai tha se policia e Tiranës ka skedarë të qartë për dy grupet rivale, klanin Duka dhe mbështetësit e Ervis Martinaj.

Ndërkohë duke folur për pistën e hetimeve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vajza që i shoqëronte e dinte se Mihasi dhe Dumani ishin të paarmatosur dhe se kjo pistë mund të shihet më me vëmendje.

Ferhati: Bëhet fjalë për dy grupe që zotërojnë potencial të madh ekonomik si klani Duka, dhe grupi që njihet si mbështetës i Ervis Martinaj.

Viktimës, Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vra. Jo çdokush lëviz me 2 mijë euro, më pas automjeti luksoz të cilin zotëronte.

Softa: Aty ka shumë elementë që mund të ndaloj. Ajo vajza që është në shoqërinë e tyre dhe më pas shkëputet, pavarësisht se gjeti një motiv, ajo e dinte shumë mirë që ata ishin të paarmatosur dhe çfarë rrugëtimi do të bënin dhe fakti që ata bëjnë ekzekutimin dhe ishin të bindur se nuk do kishin reagim me armë është një nga pistat që mund të shihet me më shumë vëmendje. Mendoj që këto ngjarje kanë gjithmonë fillesa, shkaqe, kanë gjithmonë lidhje.

Shumë ngjarje mund të parandalohen. Janë konflikte të akumuluara, interesa të shkelura që vijnë deri në këtë pikë. Nëse ka një grup apo disa grupe që operojnë në territor dhe kanë një bazë ekonomike, është shumë e thjeshtë të hetohet. Shkon tek aktiviteti i paligjshëm. Nëse do të ishin ndjekur që në embrionin e tyre, do kishte mundësi që disa nga këto vepra penale të mos ndodhnin.

Mihasi Malko
Mihasi Malko

Ferhati: Nuk dimë nëse ka pasur dyshime për zyrtarë të policisë. Ajo që është e sigurt është fakti që policia e Tiranës ka një skedar të qartë të organizimit të këtyre dy grupeve. Viktima Erigers Mihasi në foto është në praninë e Santiago Malkos në vitin 2016, i ekzekutuar dhe ai. Kjo foto është në skedarët e policisë. Erigers Mihasi është i ndaluar për dy ngjarje. Do ta cilësoja si një person që ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb