Dy motra kanë sjellë në jetë dy foshnje në të njëjtën ditë, por ky nuk është rasti i parë për to, pasi 9 vite më parë, kanë sjellë në të njëjtën ditë fëmijët e tyre.

Motrat Mara Meighan dhe Jennifer Solis hynë në punë të njëjtën ditë javën e kaluar dhe lindën pothuajse në të njëjtën kohë kompusin universitar spitalor të Georgia në SHBA.

Spitali thotë gjithashtu se motrat lindën fëmijët e tyre të parë në të njëjtën kohë nëntë vjet më parë.

Meighan lindi një vajzë të quajtur Ana Grace, ndërsa Solis solli një djalë me emrin Marco.

Spitali thotë se të dy foshnjat janë të shëndetshme.

Zyrtarët e spitalit nuk dhanë komente nëse motrat apo mjekët patën ndonjë rol në ardhjen e fëmijëve të tyre në të njëjtën ditë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: