Forcat izraelite arrestuan sot palestinezin Adnan Khadar, njeriun që kaloi pothuajse dy muaj në grevë urie vitin e kaluar në burgun izraelit.

Policia izraelite bastisi shtëpinë dhe arrestoi Adnan Khadar në Arraba të Jeninit, një qytet në Bregun Perëndimor të okupuar.

Deri më tani, pala izraelite nuk e ka komentuar rastin.

Khadar u arrestua vitin e kaluar dhe kaloi 58 ditë në burgun izraelit duke mbajtur grevë urie për shkak të paraburgimit administrativ.

Mijëra palestinezë përfundojnë në burgjet izraelite si të paraburgosur administrativ ndërsa më së shpeshti ngarkohen nën pretendimet se paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Izraelit.

Megjithëse në të shumtën e rasteve nuk mbahen procedura gjyqësore, të paraburgosurve me muaj dhe vite u vazhdohet masa e paraburgimit ndërsa avokatët e tyre në përgjithësi nuk lejohen të hyjnë në të ashtuquajturat “dëshmi sekrete”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb