Spanja do të masë forcat me Norvegjinë në shtëpi me 25 mars, ndërsa 3 ditë me pas udhëton në Skoci, takime këto që vlejnë për kualifikueset e Euro 2024.
Trajneri Luis de la Fuente ka bërë dy ndryshime në listë. Në këto takime nuk do mungojë vetëm Pedri, por edhe sulmuesi i Villareal, Gerard Moreno, pasi pësoi një dëmtim.
Në këto kushte, de la Fuente e ka parë të arsyeshme të ftojë Yeremy Pino dhe Borja Iglesias. Spanja synon që të bëjë paraqitje dinjitoze në këto eliminatore, me teknikun e ri që do tentojë fillimisht të aplikojë futbollin e tij tek grupi.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | @BorjaIglesias9 y @santos_yeremy se unen a la concentración de la @SEFutbol para los partidos ante Noruega y Escocia.
⬇️ @GerardMoreno9 causa baja en la convocatoria por lesión.
ℹ️ https://t.co/T76WeyzBT3 #VamosEspaña pic.twitter.com/CHmgNV6RVt
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) March 19, 2023
(BalkanWeb)