Fotografitë e publikuara sot nga ministria britanike e Mbrojtjes tregojnë momentin kur një anije luftarake e Marinës Mbretërore gjurmoi dy nëndetëse ruse në Detin e Veriut.

Gjuetari i nëndetëseve në Mbretërinë e Bashkuar, “HMS Portland”, ndoqi nën hije nëndetësen me raketa lundrimi Severodvinsk dhe nëndetësen sulmuese të klasit Akula Vepr, pasi ato u shfaqën veçmas në det, në veriperëndim të Bergenit, Norvegji.

Marina Mbretërore tha se fregata “Type 23”, gjurmoi nëndetëset të shtunën, 16 korrik dhe të martën, 19 korrik, teksa ata bënë udhëtimin e tyre nënujor në jug përgjatë bregdetit norvegjez nga Arktiku.

Anija britanike me 180 personel të ekuipazhit, e mbështetur nga një “avion spiun” P8 Poseidon i mbushur me sensorë dhe një helikopter “Merlin”, i specializuar për gjuetinë e nëndetëseve, gjurmoi dyshen ruse derisa forcat e NATO-s dhe ato Baltike morën detyrën.

Nëndetëset ruse vazhduan më pas në Shën Petersburg për festimet e Ditës së Marinës Ruse, të cilat do të mbahen pas pak më shumë se një jave, të dielën më 31 korrik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I pyetur nëse nëndetëset ruse u zbuluan gjithashtu nën ujë apo vetëm pasi ato dolën në sipërfaqe, një zëdhënës i Marinës Mbretërore tha për MailOnline: “Mund të konfirmoj se HMS Portland ishte në vëzhgim ndërsa ata bënin udhëtimin e tyre nënujor dhe kur dolën në sipërfaqe. Prandaj ata po gjurmonin gjatë gjithë kohës”.

Lajmi për këtë situatë në Detin e Veriut vjen vetëm 24 orë pasi Britania zbuloi se kishte ofruar armë me vlerë më shumë se 2 miliardë paund për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, duke përfshirë raketa antitank dhe dylbi për shikimin gjatë natës.

Gjithashtu ka plane për të dërguar qindra dronë dhe armë antitank në javët e ardhshme për të ndihmuar në shmangien e luftës së agresionit të presidentit rus Vladimir Putin.

Marina tha në një deklaratë: “Portland dhe helikopteri i saj specialist Merlin, të dy të pajisur me sonarë, sensorë dhe silurat e fundit për operacionet e gjuetisë së nëndetëseve raportuan për lëvizjet e anijeve të Flotës Veriore Ruse. Një nga avionët e rinj të patrullimit detar me rreze të gjatë veprimi të RAF, P8 Poseidon, gjithashtu punoi ngushtë me HMS Portland për të gjurmuar nëndetëset”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb