Tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga dhe 30 kg marijuanë janë sekuestruar si pasojë e dy operacioneve të autoriteteve greke.

Në operacionin e parë të zhvilluar në Kipseli, gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 kg marijuanë, 2.4 gram kokainë, 3 peshore, 100 euro, 2000 lekë, 2 celularë etj. Për pasojë janë arrestuar dy shqiptarë 37 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë në një banesë në Agio Pantaleimona, në një operacion tjetër, policia sekuestroi 5.5 kg marijuanë dhe 2 celulare. Në pranga ra një shqiptar 38 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: