I zhytur në një vaskë me akull deri në fyt dhe nudo. Kështu ka qëndruar, pa lëvizur, për rreth 2 orë e gjysmë, austriaku Josef Koeberl, që ka thyer rekordin e tij të një viti më parë. Eventi është mbajtur në qytetin austriak të Melk, ku kanë marrë pjesë disa fansa.

Më shumë sesa shmangia e ngrirjes dhe hipotermisë, përpjekja më e madhe që Josef bëri ishte të duronte dhimbjen e keqe që pushton tërë trupin në kontakt të drejtpërdrejtë me akullin.

‘Unë e luftoj dhimbjen duke menduar dhe duke sjellë në mendje emocionet pozitive. Kështu arrij të zbus këtë valë dhimbjeje’, ka thënë Koeberl, për ‘The Guardian’.’U ndjeva shumë mirë’, ka shtuar austriaku, kur lëkura e tij nudo dhe e ngrirë ishte sërish në kontakt me diellin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb