Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale për më shumë se 2 orë në ditë ka më shumë gjasa të kenë ndjenja depresioni, sipas një studimi të ri. Studimi, u publikua në revistën “Cyberpsychology, Behavior & Social Networking”, ku u analizuan të dhënat e 750 studentëve, shkruan “Koha”.

Hulumtuesit zbuluan një lidhje ndërmjet përdorimit të madh të rrjeteve sociale dhe rritjes së mundësisë së problemeve të shëndetit mendor, përfshi dhe shqetësimin psikologjik dhe mendimeve për vetëvrasje.

Ata gjithashtu arritën në konkluzionin se nëse fëmijët po i përdorin rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme, duhet bërë diçka për t’i shkëputur nga internet.

Studimi këshilloi se organet e shëndeti publik dhe mendor duhet të investojnë më shumë përsa i përket çështjeve të shëndetit mendor tek të rinjtë.

“Nuk është vetëm përdorimi i shpeshtë i faqeve të rrjeteve sociale shkaktar i paraqitjes së problemeve të shëndetit mendor, por edhe sasia e madhe e kohës e harxhuar para ekranit,” thuhej në studim.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb