Londra është kthyer në qendrën e merkatos, të paktën kur bëhet fjalë për trajnerë, pasi dy klubet e mëdha të kryeqytetit, Chelsea dhe Tottenham, janë në kërkim të një timonieri të ri.

Në lidhje me blutë, është thuajse e sigurt që Pochettino do të jetë trajneri i ri, palët janë në detajet e fundit të negociatave.

Ndryshe nga Chelsea, në shtëpinë e Tottenham nuk janë ende të bindur se kush do të jetë pasuesi i Conte-s.

Aa
Aa

Për momentin, Nagelsmann shihet si favoriti kryesor, por tekniku gjerman kërkon fuqi absolute në tregun e transferimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb