Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është i ftuar special në emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. 44-vjeçari, u ndal analizoi duelin miqësor mes Spanjës dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 2-1. Sipas Duros, kuqezinjve iu mohuan 2 penallti, teksa goli i dytë i spanjollëve ishte i parregullt.

“Fanella më e veçantë që mund të mbash veshur në të gjithë karrierën. Të krijon një kënaqësi. Vitet ecin, futbollistët aktual po bëjnë punë të mirë dhe po na ofrojnë ndeshje të mira. Nëse do të ishte VAR-i në lojë, të gjithë episodet do të ishin në favor të Shqipërisë, 2 penallti të padhëna dhe gol i dytë ishte pozicion jashtë loje. Ishte ndeshje pozitive për Shqipërinë, barazimi do të ishte një motiv plus për të rinjtë, për të përfaqësuar denjësisht fanellën.

Mënyra e lojës së Spanjës lidhet me mbajtjen e topit. Këto janë miqësore, ku trajnerët kërkojnë të shikojë gjendjen dhe të bindet nga futbollistët. Spanja është ekip i rinovuar, kanë mesfushë të re. Të gjithë këta kërkonin të tregonin veten e tyre.

Ekipi jonë iu përgjigj si takim zyrtar Spanjës. Nga takimi zyrtar në atë miqësor, ndryshojnë shumë gjëra. Jo shumë herë ndeshesh me Spanjën, jemi ndeshur vetëm 2 herë në këtë periudhën e fundin. Në periudhën time nuk patëm fat të përballeshim me Spanjën.

Ishte një paraqitje dinjitoze, përballë një prej ekipeve më të forta në botë. Kjo të le një shije të mirë, për të motivuar këta djem. E mira nuk ka fund, barazimi do të ishte më i mirë, pavarësisht se miqësore. Gjithçka ishte pozitive”, u shpreh Duro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb