Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Kosovë. Dy pleq në Mitrovicë, Milzaim dhe Fatime Shala kanë dy djem me probleme të shëndetit mendor. Jetojnë në një banesë pa asnjë kusht minimal për të jetuar normalisht. Burimi i vetëm i të ardhurave të tyre është mbledhja nëpër kazanë e kanale të shisheve plastike dhe kanaçeve.  E moshuara thotë se në javë mezi mbledhin 10 euro. Me kaq pak para ata nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.

“Jemi pesë anëtarë. Plaku mbledh shishe plastike, brenda një jave mezi i bëj 5 ose 10 euro. A të paguaj energjinë elektrike? A të blej diçka për të ngrënë? A t’i blej fëmijëve rroba?  Jetojmë në këtë barrakë, ka qene e shkatërruar që nga koha e luftës. Djemve ua japin për të ngrënë fqinjët. Të voglin e kam sëmurë, por nuk ka para për ilaçe apo ta operoj. Mezi sigurojmë bukën e gojës. Ata nervozohen, mërziten. Nuk di çfarë tu bëj”,-rrëfen e moshuara Fatime Shala.

Edhe pse në moshë të thyer dhe i sëmurë, Milazim Shala rrëfen se i dhëmb trupi pas një aksidenti që ka pësuar.

“ Po më dhemb trupi, kam rënë në kanal. Jam lodhur tek mjeku shkoj përditë” ”,-rrëfen i  moshuari Milazim  Shala.

Të moshuarit marrin lajmin e mirë nga Elvisi Naçi se shtëpia e tyre e re do të ndërtohet shumë shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb