Një burrë i armatosur u arrestua pas sulmit me thikë ndaj dy oficerëve të policisë mëngjesin e sotëm në qendër të Londrës.

“Dy oficerë u goditën me thikë dhe u shtruan në spital dhe një burrë u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar një ndihmësmjek” në sheshin Leicester, tha Policia Metropolitane në një deklaratë, pa dhënë detaje për kushtet e oficerëve të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb