Premier League ka regjistuar dy raste të tjera pozitive me Covid-19. Kur mbeten vetëm tre ditë nga rinisja e kampionatit anglez, testet e fundit me tampon që u zhvilluan të premten kanë nxjerrë dy persona të infektuar.

Norwich City Twitter Fb
Norwich City Twitter Fb

Megjithëse Liga nuk bën të ditur emrat e tyre, mediat angleze kanë zbuluar se një rast i përket një futbollisti në Norwich. Ai ishte në fushë në miqësoren e dy ditëve më parë kundër Tottenham. Gjithsesi, ky fakt nuk pengon rikthimin në fushë të Premier League, pasi sipas protokollit të miratuar më parë, ai do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë. Kampionati anglez rinis më 17 qershor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb