Gazetari i News 24, Ergys Gjencaj në bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me gazetarët e pyeti për një vizitë të ndodhur javën e kaluar në Tiranë, ku siç tha kanë ardhur dy profesorë nga Izraeli, njëri, shtoi se ishte edhe shpikësi i përbërësit të vaksinës antiCovid.

Nisur nga kjo vizitë, Gjencaj e pyeti kryeministrin nëse ka pasur takim me ta dhe nëse do kontaktojë vetë shtetin e Izraelit për t’ju afruar aksesit ndaj vaksinës.

“Sikur t’ju tregoj numrin e kontakteve me qeveritë jashtë Europës, do habiteni deri ku ka vajtur përpjekja. S’do bëj koment se kjo është luftë e madhe që zhvillohet pas kuintave, nuk është mirë të përmendim emra se prishim punë për veten tonë”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb