Të tjetra detaje dalin në dritë nga dy rastet pozitive që rezultuan në Ujësjellësin e Beratit, ku përveç ekonomistet, të infektuar ishin dhe dy kolegë të saj.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se punonjësi 56-vjeçar i këtij institucioni, pasi mori përgjigjen e tamponit, është izoluar në banesë, ndërsa testi i është bërë bashkëshortes së tij, drejtoreshë e Mirëmbajtjes në Bashkinë e Beratit.

Po ashtu, mësohet se është izoluar edhe punonjësja tjetër e Ujësjellësit, një 44-vjeçare, ndërsa tamponi i është bërë edhe burrit të saj, i cili është mësues. Aktualisht, epidemiologët e ISHP-së po gjurmojnë dhe po testojnë kontaktet e ngushta të këtyre personave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: