SARANDE – Dy pushues nga Gjakova kanë rrezikuar të mbyten në det pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se dy pushuesit Genti Ahma dhe Ismail Dervishi po bënin xhiro me një motor uji, kur kanë rënë në ujë duke rrezikuar të mbyteshin, pasi nuk kishin mjete mbrojtëse dhe nuk dinin të notonin.
Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre. Mësohet se dy pushuesit u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: