MAQEDONIA E VERIUT

Maqedonia e Veriut vuan ende valën e ‘dytë’ nga COVID-19 duke regjistruar edhe dje dy rekorde, njëri negativ dhe tjetri pozitiv.

12 viktima shënoi dje Maqedonia e Veriut, si asnjëherë më parë brenda 1 dite. Teksa rekordi pozitiv është se në 24 orët e fundit 112 pacientë u shëruan plotësisht nga COVID-19.

Ndërkohë sa i përket të infektuarve,  numri i rasteve aktive është 3 mijë e 484 teksa numri pritet të shtohet, por autoritetet maqedonase nuk kthehen pas por vijojnë me masat lehtësuese dhe rihapje graduale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb