Pas mungesave të shumta në dy ndeshjet e fundit, ndaj Partizanit në shtëpi dhe Kukësit në transfertë, duket se sot Skënderbeu do të jetë i kompletuar. Rikthimi i parë është ai i Marko Radasit, i cili shleu pezullimin për shkak kartonësh dhe pritet që sot të jetë titullar.

Ndryshe qëndron puna për Tefik Osmanin, i cili këtë herë është i detyruar të mungojë për shkak kartonësh. Mungesë e sigurt tjetër është Bajram Jashanica, por kosovari ka që prej 14 shkurtit jashtë fushave prej dëmtimit në gju.

Ndërkohë, lajme të mira vijnë nga kapiteni Shehi dhe Lilaj. Portieri po rikuperohet nga ai dëmtim në shpinë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, do ketë më shumë alternativa për të hedhur ndaj Laçit. Ndryshimet nga ndeshja e fundit do të vijnë nga porta, atje ku kapiteni Shehi do të jetë me shumë mundësi mes shtyllave për të vijuar më pas me prapavijën, që do të formohet nga Vangjeli dhe Mici në krahë.

Skenderbeu 1

Ndërsa në qendër do të luajnë Radas dhe Aliti, që kompletojnë repartin defensiv. Në mesin e fushës, Nimaga do të kthehet të bëjë “ekranin” para mbrojtjes, ndërsa me shumë mundësi Vila së bashku me Muzakën do të formojnë mesfushën.

Në sulm do të jetë treshja e zakonshme, Gavazaj, Xhejms dhe gambiani Ali Soue. Daja nuk ka më dhimbje koke për mangësitë në ekip, si ndeshjet e fundit. /PanoramaSport –http://www.panorama.com.al/sport/dy-rikthime-big-te-skenderbeu-daja-ben-ndryshime-ne-formacion//

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: