SEMAN

Dy sërfistë janë shpëtuar pasi ngelën 1 kilometër larg bregdetit të Semanit në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se sërfistëve u janë çarë balonat dhe rrjedha po i çoi drejt grykëderdhjes së lumit.

Policia me mjete lundruese është nisur dhe ka shpëtuar sërfistët që rrezikonin jetën në det. Vëllezërit S.S, 38 vjeç dhe E.S, 28 vjeç janë nisur në spitalin e Fierit dhe janë mirë nga ana shëndetësore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb